Pajaziti: Kur BDl e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i BDl u bë patriot, kërkoi pas 18 viteve kryeministër shqiptar

Shpërndaje

Sekretari i departamenteve pranë Lëvizjes BESA, Binas Pajaziti ka reaguar ndaj nismes se BDl-se per dalje ne zgjedhje me kryeminister shqitpar, përcjell ALBAZONE MEDIA

Postimi i plote i Binas Pajazitit:

Kur BDl e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i BDl u bë patriot, madje edhe ngjyrat i ndërruan brenda natës nga e kaltërta në të kuqe edhe pse 16 vite si pjesë e pushtetit qendror dhe lokal ata ngelën të shurdhët. Ngelën të shurdhët, sepse prioritet nuk i kishin shqiptarët, por tenderat dhe xhepat e tyre… Pas dështimeve të njëpasnjëshme… Po dëshmojnë se synim kryesor nuk i kanë shqiptarët dhe barazinë e tyre, por si ti kontrollojnë votat e shqiptarëve nëpërmjet policisë, DSK dhe BFI. Po ti kishin synim shqiptarët do të ishin përpjekur të ndryshonin diçka kur u bënë ndryshimet kushtetuese, të paktën shqiptarët të ishin kategori kushtetuese dhe jo 20 % e popullit që jeton në Maqedoninë e Veriut, po pse jo që edhe kryeministri të jetë shqiptarë?!

Po e ripostoj këtë reagim të vitit të kaluar
April 3, 2019

E keqja e shqiptarëve nuk është as VMRO, as SDSM, por vazalët e tyre që lejuan vite me radhë diskriminimin e shqiptarëve nëpërmnjet projekteve kryekëput antishqiptare si:

> Shkupi 2014 – projekt monoetnik dhe monofetar (BDl dhe PDSH votuan mbi 8 buxhete dhe po aq rebalance),

> Enciklopedia maqedonase,

> Tekstet shkollore me përmbajtje fyese për shqiptarët,

> Ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit,

> Dështuan në decentralizimin e pushtetit lokal edhe pse kjo ishte njëra ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (Maqedonia Veriore vazhdon të jetë vendi me pushtet më të centralizuar në Evropë),

> Partizimi i administratës, policisë, ushtrisë, gjykatave, prokurorive, shëndetësisë, kulturës,

> Nuk sollën investitor të huaj në rajonet shqiptare,

> Kodra e Diellit pa investime,

> Ndërtimet pa asnjë kriter urban – mafia politike uzurpoi çdo hapësirë publike,

> Tetovën e vitit 2019/2020 arritën ta kthejnë në një katund të madh – pa bulevarde, pa transport publik, pa bibliotekë qyteti, pa park qyteti, përplot me hedhurina…

> E shitën pasurinë dhe na e shkatërruan të sotmen,

> Na e mohuan gjuhën dhe na e zvogëluan flamurin,

> I nëpërkëmbën traditat, besën dhe nderin e shqiptarisë,

> E diskredituan luftën e 2001-shit,

> NUK e zgjodhën statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së,

> Vënduan ministra kukulla – me hipoteka, të disiplinuar dhe të frikësuar,

> E manipuluat dhe e shitët rininë për tenderat tuaj,

> E vratë ardhmërinë dhe shpresën!

Shqiptarët e Maqedonisë Veriore duhet ta #rikthejnë besimin e humbur në #fuqinë e tyre #vepruese, në #potencialin_ekonomik dhe #intelektual për ndryshimin e fatit të tyre. Lëvizja BESA është një mundësi!

Respekte për të gjithë ata që janë angazhuar në këtë subjekt duke e parë #Lëvizjen_BESA si një mundësi dhe kryesorja me dëshirë, pasion e angazhim për ta ndryshuar aktualitetitin politik, për ta bërë vendin tonë një #shtëpi_me_themele_të_forta! Bëhu edhe ti pjesë e #Lëvizjes_BESA!