Pamje dhe detaje – si u uzurpua Veriu i Mitrovicës në vitin 1999

Shpërndaje

“I kujt është Veriu?!”, titullohet dokumentari më i ri i realizuar nga ekipa e Gazeta Blic – EXPOSE.Në këtë dokumentar janë sjellur detaje se si uzurpuar pjesa veriore e Mitrovicës, qysh në vitin 1999.Në këtë dokumentar kanë folur akterë të ndryshëm, të cilët kanë qenë aktiv qysh në atë kohë, për bashkimin e kësaj pjese dhe shtrirjes së sovranitetit të plotë të shtetit të Kosovës, në këtë pjesë.

Gjithashtu, janë sjellur detaje dhe pamje nga momentet e vitit ’99 në pjesën e Mitrovicës së Veriut.Teksa, kanë folur personalitete për mundësinë e shkëmbimit territorial dhe atë se kush po e kontrollon aktualisht këtë pjesë.Po ashtu, ekspertët e sigurisë, flasin për sigurinë aktuale dhe asaj të kaluar, në këtë pjesë të Kosovës.

Për këto dhe shumë detaje tjera, ndiqeni dokumentarin e “EXPOSE”, prodhim i Gazeta Blic, i titulluar “I kujt është Veriu?!”