Pamje nga rihapja e kufirit me Shqipërinë (Video)

Shpërndaje

Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë.

Qeveria në detyrë e Kosovës, gjatë së dielës ka marrë vendim për rihapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Gjatë mëngjesit të sotëm është rihapur edhe pika kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, shkruan lajmi.net.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare.

Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë mirëpo, ata duhet t’i ndjekin disa rregulla.

Përmes pamjeve vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u morë në mbledhjen e mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Thekësojmë se Kosova kishte marrë vendim për mbylljen e kufijve më 13 mars të këtij viti, kur edhe u regjistruan rastet e para me koronavirus në kuadër të shumë masave parandaluese kundër përhapjes së pandemisë me COVID-19. /Lajmi.net/