Pas kaq shumë vitesh BDl zgjohet nga gjumi, për 50 mijë euro Dibra ka vuajtur për ujë të pijshëm (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Dibrës sot ka shpalosur projektin e pranuar nga Ministria e Ekologjisë në kuadër të programit për ujërat në vlerë prej rreth 50 mijë euro me të cilat do të ndërtohet një rezervuar për qytetin e Dibrës, shkruan InfoShqip.

Problemi i ujit të pijshëm në Dibër ka qenë nga problematikat më të ndjeshme të qytetit, ankesat më të shumta të banorëve në tërë këto vite kanë qenë pikërisht për këtë çështje, por ky problem që është paraqitur i komplikuar rezulton të ketë mbetur i pa zgjidhur për vetëm 50 mijë euro.

Në rreth 16 vite që Bashkimi Demokratik për Integrim udhëheq me qytetin e Dibrës, por edhe me pushtetin qendror, nuk kanë arritur të akordojnë një shumë modeste prej 50 mijë eurosh duke bërë të vuajë një qytet i tërë për ujë të pijshëm.

Të shpresojmë që ky projekt i shpalosur nga Komuna të jetë vërtetë zgjidhja reale e problemit me ujin e pijshëm dhe Dibra, një qytet që ka kapacitet të furnizojë me ujë të pijshëm trefish më shumë banore se sa ka sot, të mund të furnizojë regullisht të paktën popullsinë që ka aktualisht dhe të mos jetë vetëm një premtim i rradhës nga BDl.