Pendarovski: Nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme (Video)

Shpërndaje

Presidenti, Stevo Pendarovski konsideron se nuk ka nevojë të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme. Ai në fjalimin e tij të sotëm drejtuar opinionit tha se ekziston rregullativë ligjore në rast se ka nevojë të zbatohen masat siç janë ora policore apo vendosja e masave të tjera relevante.

Presidenti Pendarovski deri më tani ka shpallur katër herë gjendje të jashtëzakonshme, dy nga 30 ditë dhe dy nga 15 ditë. Gjendja e fundit e jashtëzakonshme u shpall më 30 maj dhe skadon nesër – 13 qershor.

Gjendjen e tretë, gjithashtu, 14-ditore që e shpalli presidenti Pendarovski ishte më 15 maj. Dy të kaluarat ishin nga 30 ditë, ndërkaq e para ishte shpallur më 18 mars.

Vendimet e shefit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, për shkak se deputetët u vetëshpërndanë.

Nëse përbërja parlamentare nuk do të ishte shpërndarë, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi o të duhej t’i sillte vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është paraparë me Kushtetutë.

Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme u kontestuan para Gjykatës kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre.