PËR PËRRALLAT POLITIKE ME TUPAN

Shpërndaje

A ende duhet të tallen i hurit dhe i konopit me fatin e popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore?

Shkruan: Abdulla Mehmeti

PËR PËRRALLAT POLITIKE ME TUPAN

(Mbi demagogjinë politike dhe fatin e nëpërkëmbur të popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore)

Përderisa në Maqedoninë Veriore shkelen të gjitha rekomandimet e institucioneve dhe normat ndërkombëtare me mosregjistrimin e popullsisë;

– të dhënat nga regjistrimi i fundit i vitit 2002 ende trajtohen si të dhënat e fundit zyrtare;

– ende pretendohet sipas të dhënave zyrtare nga Enti shtetëror i statistikës (1918) se shteti ka afërsisht 2 milion banorë;

– Lista e përgjithshme e votuese vazhdon të mbetet me mbi 1.800 mijë votues;

– organet e pushtetit kanë deklaruar se janë dhënë mbi 2 milionë e 400 mijë shtetësi (mbi 400 mijë prej tyre banorë të panjohur), të cilët me fuqi ligjore janë përfshirë edhe në Listën e përgjithshme të votuesve;

– numri i madh i banorëve të shpërngulur në botën e jashtme gjatë dy dekadave të fundit është i panjohur për opinionin;

– Kushtetuta dhe ligjet i përcaktojnë çështjet e rëndësishme, sidomos liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk konsiderohen si popull por si numër dhe përqindje;

partitë politike të shqiptarëve në këtë shtet, me pretendimet e tyre vetëm për të marrë pjesë në pushtet, pa asnjë kusht dhe përpjekje serioze për ta ndryshuar këtë gjendje, përbëjnë thelbin e problemit, jo propaganda e tyre për nivelin e të drejtave për përfaqësim formal në Parlament dhe Qeveri, si dhe të drejtat sociale e kulturore të popullit shqiptar, me çka këto subjekte vetëm mund ta SHIKOJNË VETEN E TYRE NË PYSQYRË, si histori dështimi dhe serial tragjikomik mbi fatin e popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore, jo si promotore të ndryshimit dhe progresit.

(7.VI.2020)

***

Misteri demografik i Maqedonisë Veriore

Numra shumë të gabuar: statistikat zyrtare mbi popullsinë e Maqedonisë Veriore jo vetëm që janë shtrembëruar pak, por në mënyrë dramatike janë të pasakta. Dhe kjo ka pasoja.

– Tim Xhuda, PRIZMA (BIRN-Maqedoni), 14 maj 2020