Për ta pasuruar retorikën aktuale të “ofertës” dhe objektivave teorike politike shqiptare në RMV

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Në bazë të raportit aktual demografik në RMV, postet realisht më të arritshme për ne shqiptarët ne nivel shtetëror janë:

– 1 prej 3 posteve kryesore shtetërore gjegjësisht i 2 nga vlera: Kryetari i Kuvendit,

-Vendi i dytë nga pesha si në Qeveritë perëndimore: Ministria e Jashtme dhe jo Zv. Kryeministra dhe Ministri pa resor.

– Së treti, njëra prej tre Ministrive kryesisht ekonomike, e dyta për nga pesha ajo e Transportit dhe Lidhjeve.

-Së katërti, njëra prej dy Ministrive të sigurisë shtetërore (e Brendshme apo e Mbrojtjes).

-Së pesti, njëra prej Ministrive që mbulon fushat që administrojnë me drejtësinë, arsimin dhe shëndetësinë, dhe

-një të fundit që mbulon sferat e pushtetit lokal dhe mjedisit jetësor, etj.

Objektivat tjera për ndarjen e barabartë të pushtetit janë objekt dhe tregues të kompleksit dhe statusit të inferioritetit politik të faktorit politik shqiptar në RMV.

Të gjitha pretendimet tjera janë fraza boshe për përdorim afatshkurtër manipulativ të politikës ditore…!