Pista e tretë e pavarur e Aeroportit të Stambollit hapet më 14 qershor

Shpërndaje

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu deklaroi se në Aeroportin e Stambollit kanë përfunduar punimet e ndërtimit në pistën e tretë të ndërtuar me qëllim për të rritur kapacitetin e uljes dhe ngritjes ndërsa pista do të hapet më 14 qershor me një ceremoni ku do të merr pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ministri Karaismailoğlu tha se Aeroporti i Stambollit është bërë një “qendër” globale në vitin e parë të hapjes me arkitekturën e tij unike, me infrastrukturën e fortë, teknologjinë superiore dhe përvojën e nivelit të lartë të udhëtimit që ai ofron.

“Punimet për ndërtimin e pistës së tretë të planifikuar për të rritur kapacitetin e uljes dhe ngritjes kanë përfunduar. Pista do të hapet më 14 qershor me një ceremoni ku do të merr pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan”, tha Karaismailoğlu lidhur me pistën e tretë të aeroportit.

Me vendosjen në shërbim të pistës në fjalë, në Aeroportin e Stambollit do të fillojnë njëkohësisht edhe uljet dhe ngritjet, tha Karaismailoğlu duke shtuar se “Ulja dhe ngritja njëkohësisht në tre pista” është një praktikë që kryhet në një numër të caktuar të aeroporteve në botë.

Karaismailoğlu tha se me vendosjen në shërbim të pistës së tretë, aeroporti i Stambollit do të jetë një prej vetëm disa qendrave që mund të kryejë “operacion paralel në tre pista”. “Që nga 14 qershori, aeroporti i Stambollit do të ketë tre pista të pavarura dhe pesë pista operacionale. Aeroporti i Stambollit do të jetë i pari në Turqi dhe i dyti në Evropë që mund të kryejë operacione të pavarura me këtë numër të pistave”, thekson Karaismailoğlu.

Duke vënë theksin se në fillim është planifikuar që tre pistat të përdoren në kombinime të ndryshme, Karaismailoğlu deklaroi se “Sipas rëndesës së trafikut disa pista do të përdoren për ngritje, disa për ulje ose me qëllimin për ulje-ngritje. Me këtë mënyrë do të shënohet një rritje e rëndësishme në numrin e mjeteve ajrore të cilat mund të kryejnë ulje-ngritje në orë. Me hapjen edhe të pistës së tretë do të rritë mbi 50 për qind kapacitetin e ulje-ngritje në orë dhe koha ‘taksi‘ (pritjes) do të përgjysmohet në aeroport. Pra, avionët tashmë do të ngrihen pa pritur”.

“Aeroporti i Stambollit do ta çojë vendin tonë në majë të aviacionit”

Karaismailoğlu njoftoi se duke mos toleruar nga parimi i fluturimit të sigurtë dhe me kapacitet maksimum, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI) menaxhon duke përdorur plotësisht mundësitë kombëtare punimet modeluese të nevojshme të hapësirës ajrore për të siguruar rrjedhën efektive të trafikut ajror dhe për të minimizuar kohët e pritjeve.

Ai tha se për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën është shënuar rënie në trafikun ajror dhe vëllimet e tij. “Trafiku ajror është ndalur në të gjithë botën për shkak të pandemisë. Ne si vend, nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan morëm në kohën e duhur masat paraprake të nevojshme dhe vazhduam përpjekjet tona me përkushtim. Vazhduam rrugën tonë duke ndërmarrë të gjitha masat e izolimit kundër pandemisë. Përvojat tona, e kaluara jonë rrënjësore siguroi që beteja jonë kundër pandemisë globale të dalë në pah mes vendeve të botës. Me suksesin, aftësinë dhe duke u bërë ‘një e vetme‘ me 83 milionë, Turqia tregoi edhe njëherë ndryshimin e saj”, tha Karaismailoğlu.

Karaismailoğlu tërhoqi vëmendjen se si ministri e Transportit dhe Infrastrukturës kanë punuar pa ndalim në këtë periudhë të vështirë. “Gjithashtu vazhojmë të punojmë. Çdo investim që kemi zbatuar dhe që do të zbatojmë në të gjitha mënyrat e transportit do të jenë një nga hapat e sigurta që do të hidhen për një Turqi të madhe dhe të fortë. Pas pandemisë do të ofrojmë shërbim për qytetarët tanë në çdo kuptim për një Turqi më të fortë dhe më të madhe”, tha Karaismailoğlu.

“Projektet tona të ëndërruara kanë hyrë në shërbim një e nga një me mbështetjen e presidentit tonë ndërsa tani ato projekte ëndërr po i çojmë në një pikë më të lartë”, tha Karaismailoğlu i cili shtoi se në kuadër të kësaj Aeroporti i Stambollit, të cilin bota e shikon me zili, do të zë vendin e tij në sektorin e aviacionit dhe do ta çojë vendin në majë.