Po punohet intensivisht për arritjen e marrëveshjes për votim 3 ditor, ja datat e mundëshme

Shpërndaje

Ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 10, 11 dhe 12 korrik është në qarkullim, mëson Plusinfo nga burime partiake.

Sipas disa burimeve ideja e fundit për të arritur një datë kompromisi për zgjedhjet parashikon një votim tre-ditor.

Në ditën e parë (e Premte), ata që janë të infektuar me Covid 19 dhe të gjithë ata që janë vendosur në izolim do të votojnë.

Dita e dytë (e Shtunë) është e rezervuar për të burgosurit dhe pacientët me sëmundje të tjera.

Dhe ditën e tretë (e Dielë) të gjithë votuesit e tjerë do të votojnë.

Plusinfo më parë kishte shkruar se partitë politike në vend po punojnë shumë për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve tre-ditore.