Policia ia “mësyn” Sllupçanit, kontrolle në objektet afariste (Video)

Shpërndaje

Nga disa qytetarë nga fshati Sllupçan në Komunën e Likovës kanë ardhur pamje nga forcat policore duke hyrë në fshat dhe duke bërë kontrolle nëpër lokalet e fshatit.

Siç merret vesh nga dëshmitarë okularë, forcat policore kanë kryer kontrolle në lokalet afariste (çajtore, kafene) në këtë fshat, por nuk kanë konstatuar asgjë, përcjell in7.

Gjatë këtyre dy ditëve shumë forca policore dhe të ndihmuara edhe nga ushtria kanë dalë nëpër shumë vendbanime ku bëjnë krontrolle për të detyruar qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.