Propozohet karantinë gjatë fundjavës në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip

Shpërndaje

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot propozoi të vendoset orë policore në Shkup, Kumanovë me Likovën bashkë dhe Tetovë, ndërsa ngujimi i këtyre qyteteve, sipas propozimit, duhet të fillojë nga dita e premte në ora 21:00 dhe të zgjasë deri të hënën në ora 5.

Në qytetet tjera propozohet orë policore nga ora 16:– deri në ora 5, përcjell ALBAZONE MEDIA. Propozimi i komisioni është dorëzuar në Qeveri dhe te Shtabi i Krizës.

Vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme në mbledhje qeveritare.