Protestë para Qeverisë në Shkup: Nuk ka virus, s’kemi parë asnjë person që kollitet

Shpërndaje

Një grup qytetarësh dje u mblodhën kundër, siç thonë ata, pandemisë së rrejshme, vaksinimit të detyrueshëm dhe montimit të antenave 5G.

Ata thonë se Qeveria po i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut dhe i akuzuan mediat se po shpërndajnë lajme të rreme. Ata kërkojnë nga autoritetet shëndetësor t’i publikojnë të infektuarit dhe të vde*kurit nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi këtu për ta shfaqur pakënaqësinë tonë kundër teknologjisë 5G, vaksinimit të detyrueshëm, shpikjet mbi coronavirusin dhe maltretimet e popullit. Pse Filipçe nuk e publikon listën e të vde*kurve? Me këmbë të thyer, ka vde*kur nga coronavirusi”, tha njëri nga protestuesit e pranishëm.

Një tjetër deklaroi se ka shëtitur nëpër gjithë territorin e vendit dhe, siç tha ai, asnjë person nuk parë duka ra, as të kollitet apo t’i thotë dikush se është i infektuar me coronavirus.

Gjatë kohës së protestës, policët disa herë ua tërhoqën vërejtjen të pranishmëve për të mbajtur largësinë trupore dhe të mos grupohen.

Në fund intervenoi policia. Nga MPN njoftuan se kundër 7 persona të pranishëm në protestë janë ndërmarrë masa për mosrepektim të masave dhe rregullave për takime publike dhe grupime ndërsa një person u arrestua në stacion policor.