“Pse Jo? 700 mijë nënat” – Aksion gueril nga të rinjtë e Tetovës (Foto)

Shpërndaje

Aksion gueril në Tetovë me porosi ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë realizuar të rinjtë nga ky qytet. Porositë e shkruara nëpër rrugët e qytetit dhe para selisë së partisë së Ahmetit, i drejtohen fushatës së kësaj partie për “kryeministër shqiptar”, përcjell in7.

“Pse jo? 700 mijë nënat”, shkruhet në njërën nga grafitet. Të ngjashme janë edhe tjerat, kryesisht citime nga bisedat e përgjuara telefonike mes krerëve të BDl-së.

“Me këtë Tetova po tregon se nuk i ka harruar ofendimet dhe se nuk e ka ndërmend të bie nën ndikimin e propagadës shterpe të BDl-së”, kanë njoftuar rinistët tetovarë që e realizuan këtë aksion.