Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet

Shpërndaje

Ishte qershori i vitit 1999 kur menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, filloni ndarja e Mitrovicës, tashmë të quajtur pjesës veriore të Kosovës.

Në atë kohë, por edhe tash akuzohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos Hashim Thaçi që ishte pjesëmarrës në këtë ndarje.

Tash po shpërndahet një video e qershorit të vitit 1999, ku flet Hashim Thaçi tash president i Kosovës.

Thaçi në një konferencë për media, thotë se ndarja tashmë është realitet.

Në këtë konferencë Thaçi si përkthyese e ka Vlora Çitakun.

“Por megjithatë ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është një realitet i hidhur. Me një realitet të tillë nuk janë duke u pajtuar shqiptarët të cilët janë duke tentuar që të kalojnë urën e Ibrit për të shkuar në shtëpitë e tyre, në banesat e tyre për të iu bashkangjitur familjeve të tyre. Ata kanë të drejtë sepse në Kosovë e në veçanti në Mitrovicë gjenden trupat ushtarake policore serbe”, thotë Thaçi.

Ai shton, se në Kosovë kanë ndodhur akte të dhu*nës prej të cilave UÇK-ja është distancuar dhe distancohet.

“Në Kosovë mund të ketë njerëz të ar*matosur e që UÇK-ja nuk i ka nën kontroll për çka edhe e kemi tërhequr vërejtjen që në fillim të paslu*ftës, ashtu siç mund të ketë edhe në KFOR që nuk i ka nën kontroll z. Jonson”, potencon tutje ai.

Ndërsa në një video tjetër Thaçi dëgjohet duke thënë se kanë luf*tuar për Mitrovicën, dhe se kanë shkuar andej urës madje shton se edhe i kanë dërguar njerëzit e tyre andej.

“Ne duhet të kuptojmë se edhe serbët duan të jetojnë në Mitrovicë, ata të cilët nuk kanë bërë krime, ata të cilët nuk kanë vr*arë njerëz”, pohon ai.

Madje Thaçi aty te ura e Ibrit u premtoi qytetarëve shqiptarë se të gjithë do t’i kthejnë në shtëpitë e tyre, e madje do të ua ndërtojnë edhe shtëpitë e reja, por që kjo edhe sot e kësaj dite, pra 21 vjet më pas kurrë nuk ka ndodhur.