Qendra Analitike e BDl-së e pafuqishme për ta luftuar ASH-në, sul.mon portalin FOL

Shpërndaje

Informojmë të gjitë lexuesit tanë se gjatë ditës së djeshme, në mënyrë serike është sul*muar Web-faqja e portalit Fol.mk

Sipas ekspertëve të IT-së, që mirëmbajnë portalin, bëhet e ditur se sul*met kanë qenë të kordinuara nga grupe kriminale të një qendre politike që kanë zyrat në Shkup.

Ndërsa, si shkak i sul*meve duket se ka qenë sondazhi online, i organizuar nga portali,ku për çudi, këtij grupacioni nuk ka pëlqyer rezultati i sondazhit. Andaj sipas një dëshmitari që për arsye sigurie nuk ia përmendim emrin, me urdhër të drejtpërdrejtë të krerëve të kësaj qendre analitikë të partisë, janë urdhëruar keqbërësit për të hakuar sistemin e sigurisë së portalit FOL, ku nëpërmjet aplikacioneve të jashtëligjme (PROXY&VPN) , kanë thyer sistemin mbrojtës, me qëllimin e vetëm për të tjetërsuar rezultatin në favor të partisë së subjektit që i ka porositur.

Fatmirësisht ekipi që menaxhon teknikisht portalin, ka arritur të regjistroj IP adresat nga të cilat është kryer sul*mi , adresa këto të cilat i publikojm më poshtë, gjë që edhe tregojnë saktësisht intervalin kohor kur është kryer ndërhyrja dhe bashkë me të është ndryshuar rezultati në favor të porositësve.

Nga fotot në vazhdim shifet qartë se këta keqbërës me ndihmën e pajisjeve të jashtëligjshme, prej të njëjtave IP adresa kanë votuar me dhjetra e qindra herë.

Megjithatë, stafi profesional teknik i FOL-it , e ka rikthyer faqen në funksion dhe pas pak sondazhi do të jetë funksional, ku vutesit do të mund të shprehin vullnetin e tyre.

Në emër të stafit ju kërkojmë falje të gjithë lexuesve tanë për shqetësimin që kanë patur, kurse për keqbërësit,FOL do të ndjekë rrugët ligjore për këtë sul*m kibernetik!

Stafi i FOL –it ju falënderon për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se do të qëndrojmë gjithmonë pranë jush, për të sjellë lajme të sakta dhe te paanëshme.