Rama e Meta përshëndeten me bërryla… (Foto)

Shpërndaje

Sot, dy të parët e vendit u takuan duke u përshëndetur me bërryla.

Një pamje që ka shkaktuar zili në politikën shqiptare. Rrallëherë jemi mësuar vitet e fundit t’i shohim të dy bashkë dhe të qeshur. Ndonëse me bërryla u takuan në kohen e bërrylave politikë, por gjesti ishte domethënës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama para nisjes së takimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit janë takuar miqësisht duke përplasur bërrylat meqë jemi ende në gjendjen e pandemisë.

Këto janë pamje që nuk i shohim shpesh. Jemi mësuar me akuza e kundërakuza dhe me fytyra politikanësh të vrenjtura por ndonjëherë ka dhe takime miqësore si ky i sotmi.

Ndonëse nuk ka pasur shtrëngime duarsh, Meta dhe Rama kanë përplasur krahët, përshëndetja tipike në kohë pandemie dhe janë shfaqur shumë të buzëqeshur.

Të dy kishin zgjedhur kostume ngjyrë blu, ndërsa kryeministri mbante një dorë në xhep. Ata shihen teksa hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja së bashku me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.