Sela fton Ahmetin në debat (Video)

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për “ora news” nga Shqipëria ka folur për zgjedhjet, platformën që ofron Koalicioni Aleanca&Alternativa për qytetarët dhe idenë e Ahmetit për Kryeministër.

Sela ka deklaruar se Koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë një program të konsoliduar zgjedhorë ku janë përfshi të gjitha problematikat dhe zgjidhje konkrete për shumë çështje që janë me rëndësi për qytetarët, kurse lidhur me idenë e Ahmetit për një kryeministër shqiptarë, Sela ka thënë: Ahmeti ka hipur në maje të thanës, kjo ideja për Kryeministër shqiptarë është një mashtrim i radhës që Ahmeti po ju servon shqiptarëve, un i kam bërë thirrje publike dhe ja po shfrytëzojë rastin edhe tani ti bëj thirrje Ahmetit për një përballje publike për të sqaruar këtë ide të tij sepse qytetarët kanë nevojë të jenë të njoftuar me idetë dhe platformat që ofrojnë subjektet tona, fundja ky është kuptimi i demokracisë, qytetari duhet të dëgjoj ofertën tonë dhe të Ahmetit por njëkohësisht duhet të pastrojmë të gjitha paqartësitë rreth idesë së Ahmetit që ai e quan “një ëndërr” e që realisht s’ka asgjë më shumë nga kjo ide, ka deklaruar Sela për OraNews.