Sela: Zgjedhjet duhet të mbahen kur qytetarëve të mos u kanoset ndonjë rrezik

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se partia e tij vazhdon të jetë e mendimit se periudha më e përshtashme për zgjedhjet parlamentare është fundi i korrikut apo fillimi i gushtit, pasi që në atë hark kohorë kthehen edhe mërgimtarët.

Sipas tij, më e mira do të ishte që zgjedhjet të mbahen atëherë kur qytetarëve nuk u kanoset ndonjë rrezik nga ndonjë virus apo ndonjë pandemi, por në duke qenë se pandemia, siç shihet thotë ai, do të zgjasë, atëherë zgjedhjet duhet të mbahen atëherë kur qytetarët janë më pak të rrezikuar.

Negociata mes partive, thotë Sela, vazhdojnë dhe bisedimet rrotullohen rreth datave 12 dhe 15 korrik.