Selimi: Harrojeni që dikush e qet prej sallës ndonjë deputet të LVV-së

Shpërndaje

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës me tensione e debate.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po vazhdon debat i ashpër në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo për faktin se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka kërkuar që deputeti i LVV-së, Aartan Abrashi të largohet nga salla e Kuvendit, pasi që sipas Arben Gashit, Abrashi ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj kryeministrit Avdullah Hoti duke e quajtur kryeministër koti, raporton lajmi.net.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Ai në njëfarë mënyre kërcënoi se askush nuk do të ketë guxim që të largojë nga salla ndonjë deputetë të partisë së tij.

“Fjala koti nuk është gjuhë parlamentare, në radhë të dytë deputeti abrashi foli shumë mirë, madje e inkurajoj të vazhdojë kështu siç ka nisur. Dhe në radhë të tretë edhe unë mendoj që kjo është një qeveri koti. As mos t’i shkojë dikujt ndërmend se mund të qes deputetë të lëvizjes Vetëvendosje nga kuvendi i Kosovës. Harrojeni këtë”, deklaroi Selimi.