Shembet miniera e Novobërdës, vd.esin dy minatorë…(Foto)

Shpërndaje

Sot, në minierën e Novobërdës kanë vd*ekur dy minatorë pasi ishin brenda kur një pjesë e minierës u shemb. Lajmin e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, u.d. kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”.

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut. Rastin e ka konfirmuar Inspektorati i Minierave dhe Mineraleve, Fatmir Gërguri i cili tha për KALLXO.com se një ekip i inspektoratit është në rrugë drejt minierës.

Sot, në minierën e Novobërdës kanë vd*ekur dy minatorë pasi ishin brenda kur një pjesë e minierës u shemb.Aty po vazhdojnë të qëndrojnë ende ekipet e kërkim- shpëtimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti si dhe punëtorët të cilët kanë qenë në vendin e punës.

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut.Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, MEPTINIS ka bërë të njohur për publikun identitetin e dy personave që vd*iqën sot pas shembjeve në minierën e Novobërdës. Sipas ministrisë, dy të vdekurit janë Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Idriz Gerbeshi ka qenë xehetar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan.Ministria ka shkruar se të dy punëtorët kanë pësuar pas shembjes së papritur të masës shkëmbore në minierë./kallxo.com