Shkolla e nisur para 18 vjetësh në Sellcë të Tetovës, nuk ka përfunduar ende (Video)

Shpërndaje

Një objekt i ndërtuar qysh nga viti 2001 i premtuar si një shkollë e cila do të jetë për nxënësit e fshatit Sellcë të Komunës së Tetovës ka mbetur i papërfunduar. Sot e tetëmbëdhjet vjet ky objekt ka ngelur kështu siç e shihni nga pamjet, pa asnjë realizim final drejt objektit shkollor nga ku do të mësonin nxënësit e kësaj rrethinë. Qytetarët thonë se ky premtim ka ngelur kështu për shkak se u është premtuar diçka tjetër meqë ky objekt thuhet që ka vendin e rrëshqitshëm dhe se do ngelet pezull kështu.

Nisja e këtijë objekti sipas qytetarëve është bërë në mënyrë të pavetëdijshme , vazhdimin e premtimit të një shkolle ata e presin në vendin ku gjendet salla sportive .

”Ajo para 2001-shës ka nisë tash ka ngel ashtu . Kena kërku me u ndërtu por thonë se vendi është erozive nuk e mban vendi, atëherë e kanë nis pa kontrollë. Tash kemi një fushë sporti ma nalt, para nja dy viteve thanë se do ta marojmë ama sërisht ngeli. E kjo është shkolla e vjetër në 54 tën kur është ndërtuar me gurë”

Qytetarët thonë se ky premtim i shkollës është bërë çdo vjet në afat të zgjedhjeve. Ndërsa paratë e projektit të realizuar deri tani kanë shkuar huq .

“Para zgjedhjeve kur vijnë thonë ska problem do të niset shkolla, thonë kjo shkolla nuk bën se rrëshqet thonë se do bëjnë një tjetër ama rrena janë. Paret janë në pyetje ata i kan marë edhe punën e kan lanë, kush i ka marë Zoti e di”.

Për këtë çështje kemi kontaktuar zyrtarët përgjegjës në komunën e Tetovës, por deri tash nuk kemi marrë përgjigje. Hava Tahiri /SHENJA/