Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë

Shpërndaje

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë.

Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse.

Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas OSBE’së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mijë votues kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë në Kosovë.