Shtrenjtohen derivatet e naftës

Shpërndaje

Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një deri 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,23 për qind.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODISEL (D-E V) rriten për një denarë për litër dhe do të arrijnë 58, gjegjësisht 50 denarë. Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) por rriten për 1,5 denarë për litër dhe do të shiten për 60,5 dhe për 39 denarë.

Me vendimin e KRE-së për 1,353 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 24.613 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE i theksojnë çmimin e rritur referent në tregun botëror të benzinës prej rreth 11,3 për qind dhe diselit për rreth 10,42 për qind në shtatë ditët e fundit, si dhe për 1.933 për qind kursit më të lartë të denarit krahasuar me dollarin.