Skënderbeut, Ibrahim Rugovës, Zahir Pajazitit dhe Fehmi Aganit u mbyllen sytë! (Foto)

Shpërndaje

Tri shtatoreve të figurave kombëtare që gjenden në sheshet e Prishtinës u janë mbyllur sytë me lecka.

Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës, Zahir Pajazitit dhe Fehmi Aganit, dikush ua mbylli sytë me leckë, kjo si duket për të mos “parë” se çfarë po ndodh në skenën politike vendëse.

KosovaPress doli në vendngjarje për të marrë pamje dhe për të kuptuar se pse ka ndodhur ky aktivitet.

Por në sheshet e Prishtinës nuk u pa ndonjë aktivist që ndërlidhet me këtë simbolik.

Me vone eshte ditur kush e ka bere kete veper.

Artistja Flutra Zymi është autorja e mbylljes së syve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës dhe Zahir Pajazitit në sheshet e Prishtinës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, këtë vepër e quan artistike e artit bashkëkohor që u bë realitet.