Sondazhi i IRI-it, pas televisioneve radhiten mediat online

Shpërndaje

Në sondazhin e Instituti amerikan IRI që në Maqedoninë e Veriut u realizua në periudhën kohore nga data 15 Shkurt deri 4 Mars – 2020, pjesë e pyetjeve ka qenë edhe besueshmëria mbi mediat.

Në pyetjen se cilat nga platformat mediatike i përdorni më së shpeshti për t’u informuar mbi zhvillimet politike, në rend të parë radhiten televizionet, pastaj mediat online, interneti, radiot dhe pastaj mediat e shtypura apo gazetat.

Pyetja tjetër ishte për besueshmërinë e mediave në veçanti. Në 10 përgjigjet kryesore, në RMV dominojnë televizionet nacionale, për dallim nga vendet e tjera të rajonit ku në mesin e 10 mediave më të besueshme vërehet numër më i madh i mediave online, e tjerë.

Anketa e IRI-it u zhvillua në pesë shtete ballkanike, edhe atë Serbi, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Në pyetjet e anketës, vërehen dallime nga shteti në shtet për çëshjte të caktuara, përfshi edhe besimin në media dhe konkretisht platformat mediatike.

Bie në si që servisi publik në shtetet si Kosova dhe Serba kanë besueshmëri më të lartë se televizionet nacionale komerciale./flaka