Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Shpërndaje

Duke filluar nga sonte në orën 19:00, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të kësaj komune bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.

Kjo komunë njëherit lut të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”.

“Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, bën të ditur Komuna e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.