Spasovski: Zgjedhjet janë shpëtim për shtetin

Shpërndaje

Kryeministri teknik dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në ‘Facebook’, shkroi se zgjedhjet janë shpëtim për shtetin.

“Na duhet Kuvend aktiv, shtëpia e demokracisë, shtëpia e përfaqësuesve të popullit duhet të jetë aktive. Na duhet Qeveri e plotë funksionale”, shkruan Spasovski.

Sipas tij, 15 korriku është ditë për votim dhe ditë për shpëtimin e shtetit nga kriza.

“15 korriku është dita në të cilën qytetarët do ta konfirmojnë se vazhdojmë në rrugë të drejtë, rrugën drejt zhvillimin dhe përparimin, drejt rritjes ekonomike dhe integrimit. Më 15 korrik fitojnë politikat e LSDM-së”, shkruan Spasovski.