Taravari: Administratorët shqiptarë 90% i plotësojnë kushtet dhe të gjithë duhet të avansohen

Shpërndaje

Në debatin në Click Plus në Tv21 mes Arben Taravarit nga ASH dhe Blerim Bexheti nga BDI është diskutuar rreth aktueliteteve politike në vendë me theks zgjedhjet e parakohshme në kontekst të pandemisë.

Në temën lidhur me zgjedhjet, në pyetjen e gazetarit rreth ligjit për administratorët të cilëve duhet tu njihen gradat në bazë të përvojës i cili duhet të hyjë në fuqi në vitin 2021.

Arben Taravari ka thënë se ky ligjë nuk është shumë i qartë për faktin se nuk ju njihet të gjithë administratorëve e drejta e avansimit,por ligji thotë se ,,mundë të avansohen” dhe lenë shum hapsirë për manipulim dhe keqpërdorim të administratës për qëllime politike.

Ne si Aleancë,në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve do ti avansojmë të gjithë administratorët që kanë përvojën e që në bazë të ligjit për nëpunës shtetrorë duhet të marrin gradën e merituar sepse shumica e tyre më shumë se 90% e tyre i plotësojnë kushtet për avansim dhe ne nuk do të presim si BDI 18 vite por këtë do ta bëjmë vitin e parë të qeverisjes. Përveç kësaj do të sjellim zgjidhje ligjore edhe për të gjithë ata që kanë avansuar në shkollim dot ju njihen diplomat dhe do të marrin gradat në bazë të shkollimit dhe përvojës që kanë.