Taravari: Edhe BDl e dinë se ka ardhur koha për ndryshime

Shpërndaje

Të gjitha anketat na nxjerrin fitues te blloku politik shqiptar. Kemi edhe një pjesë të madhe anëtarë të BDl-së, të cilët na mbështesin dhe duan të vijë ndryshimi. Kështu tha sonte Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “ClickPlus” në Tv 21.

“BDl-së i duhet një pushim, kështu mendojnë edhe anëtarët e tyre. Kemi një numër të madh intelektualësh e persona të tjerë që na mbështesin. Zgjedhjet i fitojmë kurdo ato që të mbahen”, tha Taravari.

Ai tha se humbjen më të madhe BDl do ta përjeton në Gostivar, komunë të cilën ai e drejton.

“Në Gostivar nuk do marrin më shumë se 5000 vota. Do ta fitojmë BDl-në në çdo vendbanim shqiptarë. Dhe këtë do ta bëjnë qytetarët”, tha më tej Taravari.

Pa LSDM-në e VMRO-në, shtoi Taravari, edhe në zgjedhjet lokale BDl do të humbte nga ASH.