Taravari: Është kënaqësi për ne që Hazbi Lika me shokë ti bashkangjitet Aleancës

Shpërndaje

Në debatin në Click Plus në Tv21 mes Arben Taravarit nga ASH dhe Blerim Bexheti nga BDI është diskutuar rreth aktualiteteve politike në vend me theks zgjedhjet e parakohshme në kontekst të pandemisë Covid19.

I pyetur nga gazetari lidhur me zërat për kalimin e Hazbi Likës në Aleancën për Shqiptarët.

Taravari ka thënë: Do të ishte kënaqësi për ne që Hazbi Lika të bashkangjitet, ku fati të kemi sa më shumë njerëz si Hazbi Lika. Unë s’dua as të mohoj ose pohoj, më mirë të pyetni ztr. Likën për këtë.

Por mundët të them se për çdo ditë kemi takime dhe bashkangjitje të personave me ndikim në shoqëri, personalitete të rëndësishme të cilët duan të japin kontributin e tyre për të sjellë ndryshimin tek shqiptarët, ka thënë Sekretari Gjeneral i ASH-së Arben Taravari.