Thaçi – Grenellit: Mirëpres ftesën për rifillimin e dialogut nën udhëheqjen e presidentit Trump

Shpërndaje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mirëpritur deklaratën e të dërguarit të posaçem, Richard Grenell, i cili tha se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se udhëheqja dhe mbështetja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu tha se mirëpret ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump”, ka shkruar Thaçi.