Thaçi i gëzohet heqjes së reciprocitetit, ka një kërkesë urgjente për bashkësinë ndërkombëtare

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Thaçi e ka mirëpritur këtë vendim, ndërsa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbinë për ta filluar menjëherë dialogun, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. HTH”, ka shkruar Thaçi.