Thaçi: Pas pak muajsh largohem nga jeta publike

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të kandidojë përsëri për president dhe se do të largohet nga jeta publike.

Ai tha se nuk do t’i kthehet rrugës që ka kaluar në momentin që do t’i përfundojë mandati.

“Pas pak muajsh do të largohem përfundimisht nga jeta institucionale. S’do të kandidoj as për president, e as s’do t’i kthehem rrugës që kam kaluar”, është shprehur Thaçi te Cim Peka.

Tutje, Thaçi premtoi se nuk do të kthehet në asnjë pozitë institucionale.

“Pra, s’do të kthehem në asnjë pozitë institucionale, parlament apo qeveri. Do të jem Hashim Thaçi, pa petkun institucional”, thotë Thaçi.

“Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur,” tha theksoi ai.