Trudeau mbeti pa fjalë për ngjarjet në SHBA (Video)

Shpërndaje

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mbeti pa fjalë, duke heshtur rreth 20 sekonda, në momentin kur gazetarët kërkuan prej tij ta thotë atë që e mendon për kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për mobilizimin ushtarak kundër protestave të dhunshme në SHBA.

“Të gjithë shohim me tmerrin dhe shqetësim ndaj asaj që po ndodhë në SHBA”, tha ai më vonë.

“Tani është koha për të dëgjuar, është koha t’i afrojmë njerëzit dhe është koha të mësojmë se padrejtësitë vazhdojnë,e dhe përkundër përparimit të arritur gjatë viteve dhe dekadave”, shtoi Trudeau.

Megjithatë, në përgjigje u koncentrua në Kanadanë, duke vlerësuar se vendit i paraprin akoma shumë punë në kuptimin e luftës kundër racizmit, transmetoi Telegrafi britanik.

Ai gjithashtu paralajmëroi të mos bëhen krahasime mes Kanadasë dhe SHBA-së apo të konkludohet se “këtu jemi më të mirë”.

“Kanadezët (duhet) të pranojnë se ne, gjithashtu, i kemi sfidat tona, se kanadezët e zinj përballen me diskriminim si realitet i gjallë çdo ditë”, tha ai.

“Duhet ta shohim këtë jo vetëm si qeveri dhe të ndërmarrim aksion, por duhet ta shohim si kanadezë. Duhet të jemi aleatë në luftën kundër diskriminimit”, potencoi Trudeau.