Trump ‘detyron’ Melanie që të buzëqesh para kamerave: Pamjet bëhen virale në Twitter (Video)

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar ashpër në internet pasi një video u bë virale ku ai i thoshte Melanie Trump të buzëqeshte, derisa po viziton një faltore të Papa Gjon Palit II.

Kjo është vizita e dytë në një vend fetar brenda dy ditësh. Trump u kritikua edhe kur policia shpërndau gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Sheshin Lafayette. Kjo mundësonte që Trump të shkonte lirshëm në Kishën e Shën Gjonit, e cila u përfshi nga zjarri gjatë të dielës.

Në videon që u bë virale për pak kohë, Presidenti shihet duke i thënë Zonjës së Parë të buzëqesh para fotografëve.

Trump duket se e vëren Melanie që nuk po buzëqeshte dhe u kthye t’i thoshte diçka, para se Melanie të jepte një buzëqeshje.

Në Twitter kjo video u bë trend, me disa komentues që thonin se Zonja e Parë ndihej në siklet që qëndronte afër Presidentit.