UP-ja e konfirmon: Zëvendësministri ende student

Shpërndaje

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Bardheci ende nuk ka diplomuar në nivelin Bachelor. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, ku Bardheci vijon studimet.

FIM ka bërë të ditur se Bardheci është student i vitit të tretë të studimeve Bachelor.

“Ju njoftojmë se në bazë të shënimeve që disponon shërbimi i studenteve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Driton Bardheci është student i vitit të tretë në nivelin e studimeve Bachelor, programi studimor “Inxhinieria Industriale dhe Menaxhment’”, është bërë e ditur.