URIME DITËLINDJEN E XXVI UNIVERSITETI I TETOVËS

Shpërndaje

U R I M E DITËLINDJEN E XXVI UNIVERSITETI I TETOVËS (4.VI.1994 – 4.VI.2020)

Universiteti i Tetovës u themelua më 4 qershor 1994 në Kuvendin themelues të thirrur nga Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni, në cilësi të themeluesit, ndërsa iniciator dhe nënshkrues i dokumenteve për themelimin e Universitetit dhe për emërimin e organeve të përkohshme të Universitetit ishte profesor Abdulla Mehmeti, kryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Projektin kombëtar të shqiptarëve për arsim të lartë në gjuhën amtare shqipe, Qeveria e Maqedonisë e kundërshtoi ashpër. Më 14 dhjetor 1994, pak para fillimit me punë të Universitetit, qeveria dërgoi forca të shumta policore dhe me buldozerë e rrëzuan objektin ku parashihej të mbahet mësimi në kuadër të Universitetit të Tetovës. Të irrituar nga sjellja brutale e policisë, shqiptarët e Tetovës dolën në protesta në mbrojtje të Universitetit, ndërsa më 16 dhe 17 shkurt 1995, kur filluan ligjëratat e para në Poroj dhe Reçicë të Vogël, në përplasjet mes policisë dhe demonstruesve mbetën shumë të lënduar dhe një protestues u vr*a.

Universiteti i Tetovës mbeti i papranuar nga pushteti deri në janar të vitit 2004, kur u soll Ligji për themelimin (njohjen) e Universitetit Shtetëror të Tetovës nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.