Vdes nëna e heroit Fehmi Lladrovci

Shpërndaje

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë nëna e heroit të kombit Fehmi Lladrovci.

Lajmin për vdekjen e Shefkie Lladrovcit e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, djali tjetër i saj, Ramiz Lladrovci, i cili aktualisht është kryetar komune në Drenas.

“Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë”, ka shkruar, pos tjerash, Lladrovci në lajmërimin e tij.