Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kundër qeverisë së Albin Kurtit është i falsifikuar?

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur të falsifikuar aktgjykimin e plotë për mandatarin që sot është publikuar nga Gjykata Kushtetuese.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Abazi ka deklaruar se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

Zëvendësi i Kurtit, Abazi ka kërkuar rigjykim të këtij vendimi.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka thënë ai./Insajderi