Vjosa Osmani: Kosova, gjithmonë ka qenë e gatshme për negociata me Serbinë, por jo negociata të stilit të Hashim Thaçi

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.Osmani ka thënë se nuk do të ketë normalizim as të punës së Kuvendit, derisa nuk na sjell IKSHP rekomandime të reja.Ajo ka kërkuar nga deputetët që të respektojnë masat e IKSHP-së, derisa ka shtuar se Kuvendi duhet të jetë shembull për qytetarët e vendit.

Osmani ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Thaçi, që të rifillojë sa më parë dialogu me Serbinë.

“Kosova, gjithmonë ka qenë e gatshme për negociata me Serbinë, por jo negociata të stilit të Hashim Thaçi”, ka theksuar ajo, raporton Gazeta Blic.Ajo ka theksuar se Thaçi e Vuçiqi po zhvillojnë bisedime sekrete.

Sipas Osmani, Thaçi vazhdon të mbështes idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.