WhatsApp do t’ju lejojë të përdorni të njëjtën llogari deri në katër pajisje

Shpërndaje

Aktualisht WhastApp-in ne mund ta përdorim vetëm në një pajisje të vetme. Por siç raporton faqja WABetainfo, tashmë kjo pritet të ndryshojë, sepse e njëjta llogari pritet të përdoret deri në katër pajisje.

Sajti nuk dha shumë detaje tjera, por njoftoi vetëm se platforma po zhvillon këtë alternativë.

Në këtë kohë të fundit, disa ndryshime interesante u shtuan në WhatsApp, siç është mundësia për të bërë thirrje video me deri në 50 persona përmes Facebook Messenger.