Zaev: Ahmeti ishte 8 vjet me Gruevskin në Qeveri, por NATO nuk ndodhi

Shpërndaje

Duke komentuar për idenë e BDl-së për kryeministrin shqiptar, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në emisionin Click Plus tha se Ahmeti ishte 8 vjet me Gruevskin në Qeveri, por NATO nuk ndodhi. Ai tha se edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe u bë kur erdhi LSDM në Qeveri. Zaev shtoi se BDl në këtë mënyrë do të shkon opozitë, sepse po ofendon intelektin e qytetarëve.