Zaev: Kandidat për kryeministër jam unë, nëse BDl ka kushte tjera, nuk do jetë pjesë e Qeverisë

Shpërndaje

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i’a ktheu përgjigjen shumë shpejtë partnerit të tij në Qeveri, Ali Ahmeti, i cili sot kërkoi nga qytetarët mbështetje që në zgjedhjet e ardhshme, është koha që kryeministri i vendit të zgjidhet shqiptar, informon Zhurnal.

Ai thotë se kryeministër do të bëhet ai që ka mbështetje prej mbi 61 deputetë dhe jo sipas përkatësisë etnike.

“Në vendin tonë mandatar për kryeministër mund të jetë çdo qytetar që do të sigurojë së paku 61 deputetë. Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve dhe jo sipas përkatësisë etnike të kandidatëve.

Është e vërtetë se në shoqërinë tonë, qytetarët çdo ditë i anashkalojnë barierat etnike, por më me rëndësi është se gjatë përzgjedhjes ata udhëhiqen para se gjithash mbi kualitetin e kandidatit dhe kontributit të tij ndaj qytetarëve, nga përkushtimi shoqëror dhe të mirën e qytetarëve dhe shtetit, si dhe shembullit personal çfarë përshtypje ka kandidati para qytetarëve.

“Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem kryeministër i cili do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, diçka që e dëshmova viteve të fundit.

Nëse BDl ka kushte tjera për koalicionim në Qeveri, atëherë BDl nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, është përgjigja e Zaev ndaj Ahmetit.

Ndryshe sot BDl feston 18 vjetorin e themelimit, ndërsa si shpërblim, Ahmeti shpreson që shqiptarët më në fund do të bëhen me kryeministër shqiptar.