Zaev: Marrëveshja e Prespës ja vlejti sepse u bëmë anëtare e NATO-s dhe na afroi me BE-në

Shpërndaje

Sot kalojnë saktë dy vite pasi e nënshkruam Marrëveshjen e Prespës. Sot lirisht mund të themi – JA VLEJTI!, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ja vlejti, theksoi Zaevi, sepse u bëmë anëtare e plotfuqishme e aleancës më të fuqishme ushtarake-politike në botë – NATO. Ulemi në tavolinën e njëjtë, krah për krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fuqishmit. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është siguruar, ndërsa kufijtë janë të sigurt përgjithmonë.

“Ia vlejti sepse Marrëveshja e Prespës na solli një hap më afër Bashkimit Evropian dhe përfundimisht i hapëm dyert e integrimit tonë në BE. Pas 15 viteve pritje fillojmë bisedime për anëtarësim. NATO-ja dhe BE-ja janë mbështetja jonë e fuqishme për zhvillim, por edhe për përballjen me sfidat dhe rreziqet siç është virusi korona. Periudhën e kaluar morëm ndihmë dhe përkrahje të madhe prej tyre”, theksoi Zaevi.

Ja vlejti, siç tha, sepse sot kemi fqinj të cilët na mbështesin fuqishëm. Në rrugën tonë për anëtarësim drejtë NATO-s dhe BE-së, Greqia tani jo vetëm që nuk na bllokon, por edhe e ndihmon integrimin tonë të përshpejtuar.

“Ja vlejti sepse siguruam të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, ekonomi zhvillimore dhe partneritete dhe miqësi të reja. Dhamë kontribut të madh për stabilitetin në rajon dhe u bëmë shembull i mirë për të gjithë. Vazhdojmë përpara”, shkroi në Fejsbuk kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.