Zaev: Në NJZ 6 do ta fitojmë BDl-në, Aleancën, Alternativën e DPMNE-në! Patriotët e rrejshëm popullit i kanë ardhur në majë të hundës

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev nga tribuna zgjedhore e mbajtur këtë pasdite në Tetovë u shpreh i bindur se koalicioni “Mundemi” do t’i fitojë të gjitha partitë politike në njësinë zgjedhore 6, ku bartës liste është kreu i Besës, Bilall Kasami, partner parazgjedhor i LSDM-së.

“Dëgjomani fjalën! Në njësinë zgjedhore 6 do ta fitojmë BDl-në. Në njësinë zgjedhore 6 do ta fitojmë Aleancën dhe Alternativën. Në këtë njësi zgjedhore do të kemi më së paku dyfish deputetë se sa VMRO-DPMNE-ja sepse kjo është e ardhmja. Sepse “Njëshoqëri për të gjithë” është ajo që është Maqedonia. Sepse popullit i ka ardhur në majë të hundës nga patriotët e rrejshëm dhe nacionalizmat e rrejshëm. Patriot dhe dashamirës i vendit të tij është ai që të gjithë qytetarët i sheh të barabartë e të mos i ndajë në asnjë lloj baze” tha Zaev.

Ai i porositi, siç tha, nënat maqedonase, shqiptare e turke se “me NATO-n më nuk do të ketë luftëra!”. Shtoi se tani me NATO-n do të ketë investime, demokraci, barazi dhe perspektiva.

“Kemi arritur dhe për këtë shkak më nuk ka parti që të vijnë para zgjedhjeve nga njëqind herë, nga njëmijë herë, nga një milion herë që t’u premtojnë NATO dhe BE. Punë e kryer është NATO-ja, si dhe data për fillimin e negociatave me BE-në, arritëm sëbashku”, u shpreh Zaev në tribunën ku mori pjesë edhe kreu i Besës, Bilall Kasami./TV21