Zaev: Ne sjellim aleat, VMRO-ja sjell izolim

Shpërndaje

LSDM-ja vazhdon fushatën e bazuar në anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev tha se anëtarësimi në aleancën politiko-ushtarake dëshmon se mundemi të anëtarësohemi edhe në BE. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja synon kthimin e vendit në izolim total.

“Me VMRO-DPMNE-në është e mundur vetëm ripërtëritja e regjimit. VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk kanë qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Ikin nga përgjegjësia, bllokojnë dhe frenojnë. Mickoski nuk kishte guxim as të duartrokiste në ditën kur në Kuvend u ratifikua protokolli për anëtarësim në NATO- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.