Ziadin Sela me porosi nga Kumanova: Jo shoqëri por Shtet për të Gjithë

Shpërndaje

Jemi para një situate e cila vjen një herë në katër vjet dhe është e patjetërsueshme të flasim rreth asaj. Sepse ka shumë funksioner partiak të cilët vijnë dhe mundohen ta kërcënojnë vullnetin politik të popullatës që ata duan ta shprehin. Ditën e votimeve është simbolika e juaj, atë ‘pesë minutash’ ku drejtoheni në kutinë e votimit. Në ora shtatë të mëngjesit, liderët partiak, mos keni asnjë dilemë të gjithë vlejnë zero. Ndërsa fuqia politike, matet në ora nëntë të mbrëmjes dhe ne do të jemi të fuqishëm aq sa do të na jepni ju fuqinë politike, një nga një me votë. E kur jemi nga kjo temë, unë ju lutem mos përjashtoni asnjë shqiptar, për të shkuar e për të folur me të e për të ja dhënë ofertën politike të cilën e ka Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet koalicionit Tash Është Koha dhe programit Shtet për të gjithë.

Shtet për të gjithë për shkak se shteti për të gjithë na ka munguar. Para ca vitesh ne dhe aspak s’kemi gabuar se të besosh nuk është gabim veç të gënjesh po është gabim. Shumë shqiptarët besuan dhe të zhgënjyer nga partitë politike shqiptare e orientuan votën tek një subjekt maqedonas. Ku jemi sot? Pra ca muajsh përpara se të nisë kjo kriza e pandemisë, e patëm vizituar çdo vend, çdo lagje, çdo fshat dhe çdo vendbanim. Kemi qenë edhe këtu në Kumanovë. Dhe e pashë trajtimin që LSDM-ja nëpërmjet pushtetit u bënë shqiptarëve. E keni parë edhe ju nga mjetet e informimit. Ato thonë shoqëri për të gjithë, por shkollë te shqiptarët në Idrizovë jo, shoqëri për të gjithë por shkollë te shqiptarët e Çashkës jo. Janë me mijëra fëmijë shqiptarë, që mësojnë në gjuhë maqedonase dhe jo në atë shqipe, që garantohet edhe me të drejtat e njeriut që gjithsecili është i lirë të mësojë në gjuhën e ti amë. E kjo nuk është shoqëri e përbashkët për të gjithë.