​Jakup Krasniqi rezulton pozitiv me Covid-19

Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka rezultuar pozitv me Covid-19.

Me këtë rast kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar shërim të shpejtë.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, pret që kryeari i Këshillit Kombëtar të Nismës ta kalojë me sukses këtë sfidë shëndetësore dhe t’I kthehet sa më parë aktiviteteve të përbashkëta politike.

“Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

I uroj shërim të shpejtë mikut dhe bashkëpuntorit tim, Jakup Krasniqi pas infektimit me COVID-19.

Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë sifdë shëndetësore dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike.

Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve.