A falet apo jo namazi i Bajramit, BIK-u jep informacionin zyrtar!

Shpërndaje

Ndonëse u krijua konfuzion rreth faljes së Kurban Bajramit në Republikën e Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë dritën jeshile rreth namazit të kësaj dite.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora ka konfirmuar për “Indeksonline” se namazi i Bajramit do të falet nëpër xhamitë e vendit.

“Ne e kemi diskutuar këtë çështje. Pra, do të falet vetëm bajrami, e jo namazi i sabahut. Pesë deri dhjetë minuta do të jetë koha”, ka thënë ai.

Më tej, Bajgora sqaroi se BIK-u ka rekomanduar që xhemati është preferuar të vij 5 deri 10 min para kohës në xhami, me distancë normal.

Ndryshe, për ndalesën e aktiviteteve publike, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se nuk e ndalojnë faljen e Kurban Bajramit.

“Të gjitha masat që do ndërmerren nga dita e djeshme do të kufizojnë shumë lëvizje të aktiviteteve publike. Pra, do të kemi kontakte të tjera, dhe çdo gjë që do të jetë konform vlerësimit epidemiologjik”, është shprehur ai. /Indeksonline/