Agjencia e Filmit vazhdon të bëjë kërcënime dhe komunikim jo të duhur me mediat

Shpërndaje

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon sërish komunikimin e papërshtatshëm publik të Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në mënyrë të ngjashme si herën e fundit, përmes një deklarate të panënshkruar e të botuar më 27 korrik 2020, konfrontohet publikisht me mediat online sdk.mk, mkd.mk dhe radiomof.mk.

Nuk do të përmirësohet praktika e keqe e Agjencisë së Filmit, në mënyrën e komunikimit me gazetarët, nëse u kërcënohen publikisht me kallëzime penale për publikimet e tyre të mëparshme. Nëse personat përgjegjës të Agjencisë konsiderojnë se përmbajtje të caktuara mediatike nuk janë në përputhje me Kodin Etik të Gazetarëve, ata mund të parashtrojnë ankesë pranë organeve të vetë-rregullimit të mediave ose të kërkojnë korrigjim dhe demant.

Kërcënimi publik i ndjekjes penale, veçanërisht nga një institucion që financohet, para së gjithash, nga buxheti publik, paraqet formë serioze të presionit ndaj gazetarëve dhe mediave e që shërben për t’i diskredituar ato, por edhe për t’i larguar të merren me tema që janë brenda fushëveprimit të punës së Agjencisë.

Rikujtojmë se menaxherët e institucioneve që financohen nga qytetarët, si dhe personat e emëruar nga Qeveria duhet të kenë një shkallë më të lartë të tolerancës kur kanë kritikë publike për punën e tyre dhe, në të njëjtën kohë, janë plotësuar standardet profesionale të profesionit të gazetarisë. Po ashtu, i rikujtojmë kolegët tanë se nëse kanë nevojë për ndihmë juridike falas, në mënyrë që të mbrojnë të drejtat e tyre në ushtrimin e gazetarisë profesionale, SHGM-ja u qëndron në dispozicion.